http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banorët nga Rrashbulli deri në Shijak protestuan për gjendjen e rrugës që lidh këtë zonë me qytetin e Durrësit. Për rreth 30 minuta, tubuesit bllokuan qarkullimin në këtë aks.Rruga sipas tyre, është e mbushur me gropa dhe prej shumë vitesh nuk është bërë asnjë investim.Banorët paralajmëruan se do ta bllokojnë sërish rrugën, nëse nuk marrin një premtim nga autoritetet vendore për ndërhyrjen e me menjëhershme në përmirësimin e gjendjes së rrugës.Kjo eshë ura e Drojës, që lidh fshatrat e Krujës dhe Kurbinit. Përmbytjet e fundit e dëmtuan rëndë atë, e që nga ajo kohë nuk është ndërhyrë për rikonstruksionin e saj.Protestuesit ishin grumbulluar në dy anët e urës së shembur, ndërsa tubimit iu bashkuan edhe nxënësit e shkollave.Prej afro pesë muajsh ura ndodhet në këtë gjendje, duke ua bërë shumë të vështirë kalimin banorëve të zonës.