http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rekomandimit te Brukselit, opozita zgjodhi te fliste ne seance vetëm per progres raportin dhe sfidat e Shqipërisë per te bindur vendet anëtare qe Shqipërisë t?i hapen negociatat per anëtarësim.?Shqipëria duhet të luftojë seriozisht krimin dhe korrupsionin. I vetmi tregues i kësaj lufte nuk është numri i ligjeve të miratuara por numri i kriminelëve dhe politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin, në burg. Kjo është sfida jonë kryesore për të bërë të mundur që në qershor të hapen vërtet negociatat.?Sipas liderit te opozitës, pengesa kryesore per integrimin e Shqipërisë është vete kryeministri Rama.?Sot kjo sallë, sot me Saimir Tahirin, brenda dhe kuksianët në burg, është shprehja më e qartë se ky Parlament, i dalë nga shit-blerja e votës dhe kjo qeveri dhe ky kryeministër të dalë nga paratë e drogës dhe të krimit, janë pengesa dhe barrierë kryesore për Shqipërinë europiane.?Prezenca e Tahirit ne kuvend dominoi fjalimet e opozitës dhe ish-kryeministri Berisha kërkoi largimin e tij nga salla, duke e transmetuar fjalën e tij ne rrjetet socialePas largimit te opozitës nga parlamenti, kryeministri Edi Rama përsëriti apelin qe te punojnë se bashku per integrimin e te mos dëmtojnë imazhin e vendit, siç ka ndodhur gjate vizitës se Bashes ne Berlin.?Opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër Shqipërisë, duke eksportuar nëpër kryeqytete të vendeve anëtare, baltën e prodhimit të përditshëm vendas, 100 metra nga këtu dhe pastaj në rastin ideal të bashkohet me ne në këtë përpjekje.?Kryeministri theksoi se vetingu ndihmoi Shqipërinë te marre rekomandimin, por tani nis një faze e re.?Faza e re kërkon që jo vetëm sistemi të pastrohet nga të gjithë gjykatësit e prokurorët e korruptuar, por të veprojë si një sistem i pastër ndaj kujtdo që ka hesape për të larë me drejtësinë, që do të thotë, se, nuk do të mjaftojë që këta gjykatës dhe këta prokurorë të largohen, do duhet që të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë dhe padiskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit.?Ne mungese te opozitës, seanca plenare ishte e shkurtër dhe mazhoranca miratoi e vetme te gjitha çështjet e parashikuara ne rendin e ditës.