Protesta e tetraplegjikëve: Duam drejtësi, të hetohet për abuzimet nga drejtuesit e shoqatës

2018-05-14 0

Tetraplegjikët janë në protestë kundër pushmit të hetimit të çështjes ndaj ish-drejtuesit dhe drejtuesit aktual të shoqatës së tyre. Ata kërkojnë që prokuroria të hetojë abuzimet më shoqatën e tyre nga ish drejtuesit. Tetraplegjikët kanë bërë deklarim në prokurori por është pushur hetimi.
Ato akuzojnë drejtuesin aktual të shoqatës të tetraplegjikëve, Ndrek Ismailaj.Tetraplegjikët kanë paralajmëruar se nese nuk do të nisin hetimet do të nisin protestat. Hetimet për çështjen e tyre janë mbyllur nga Prokuroria e Tiranës. Aktualisht dosja e tetraplegjikëve ndodhet në Gjykatën e Tiranës.

Pranvera Dika, njëra nga tetraplegjikët ka bërë një kallzim,ajo shprehet e nevrikosur pasi padrejtësisht karrocën të cilën duhet ta merrte falsa, ja kanë shitur 900 euro.