Tahiri: As me mbron e as nuk dua te me mbroje njeri

2018-05-14 0

Ndryshe nga sa pritej, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk foli në sallën e Kuvendit, ku u rikthye pas disa muajsh.

Në përfundim të seancës, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilëve u tha se nuk foli pasi në sallë nuk ishte opozita. Megjithatë ai u shpreh se për të ishte ditë e lumtur.

?Ishte ditë e lumtur për mua sepse me filmoi Saliu. Kam motiv ta mirëkuptoj njeriun që fshiu filmimet me 21 janar, dhe sot me filmoi mua?.

Ish-Ministri u shpreh se do të rikthehet në Kuvend, sa herë që të ketë diçka për të thënë. Ndërsa pyetjes së gazetarëve nëse ka mbrojtjen e Kryeministrit Rama, Tahiri iu përgjigj në këtë mënyrë:

?As më mbron njeri as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteta dhe nuk ka vlerë askush që mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk e besoj që do të ketë bir nënë dhe bir k**ve që mund të më pengojë?./tvklan.al