TIRANE-Pas fjalës së Lulzim Bashës në seancën e sotme të Kuvendit, opozita është larguar nga salla. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar qeverisjen si të lidhur me krimin, megjithatë ka shtuar se Shqipërisë duhet ti hapen negociatat, pasi atëherë do të jetë më shumë e monitoruar nga Europa.
Shqiptarët edhe në ditët e tyre më të vështirë edhe kur u vetizoluan, gjenin një shteg për të parë drejt Europës. Aspirata e shqiptarëve ka qenë Europa. Para se të jenë të djathtë apo të majtë, krishterë apo myslimanë, shqiptarët janë evropianë. Ballkani në BE, ndoshta është pjesa më e guximshme dhe domethënëse e vizionit evropian. Europa e bashkuar po tregon se është e vërtetë në vlerat e saj, po tregon se është e vendosur të bashkojë të gjithë Europën. KE dhe rekomandimin dhe ne shpresojmë që Këshilli do të hapë rrugën edhe pse qeveria jonë ka dështuar. Edhe pse frymëzimi i kryeministrit vjen nga lindja dhe jo perëndimi. PD ka kërkuar me forcë kudo në Europë hapjen e negociatave. BE është shpëtim nga katastrofa ekonomike dhe sociale që na pret me këtë qeveri. Sot nuk është momenti për festë, por për reflektim për hapat që duhen ndërmarrë për hapjen e negociatave. Shqipëria është më e izoluar se kurrë më parë, nuk ka më investime, ndërsa disa vende po mendojnë që të rikthejnë vizat.
Lulzim Basha
Për kryetaren e LSI, Kryemadhi, kushti i vetëm i Brukselit është largimi i Ramës, pasi qeveria është e zhytur në krim dhe korrupsion. Ajo i bëri thirrje qeverisë që të lirojë 11 protestuesit e arrestuar në Kukës pas protestës në Rrugën e Kombit.