Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një argjendari është grabitur në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe sipas policisë dyshohet se kanë qenë dy autorë.
Mësohet se argjendaria është në pronësi të Gjergj Ngresit.
Policia thotë se dy personat e dyshuar ishin të maskuar dhe me armë dhe kanë përdorur elektroshok për të neutralizuar shitesën.
Pasi kanë kryer grabitjen ata janë larguar me shpejtësi në këmbë.
Burime nga grupi hetimor thonë se dy autorët kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme rreth dy kilogramë bizhuteri.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-grabitet-argjendaria