Fushata për pastrimin e Vlorës, Peleshi: Pastrimi i territorit jo me letra, por me punë konkrete

2018-05-14 0

Aksioni për pastrimin e territorit është shtrirë ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Territori i Bashkisë së Vlorës, është renditur si më të ndoturit duke sjell pasoja edhe në turizëm.

Aksioni i sotëm në Vlorës është drejtuar nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili vuri gjithashtu në pah se menaxhimi i mbetjeve është kompetencë e bashkive. Gjithashtu ministri Peleshi u shpreh se:

Pastrimi i territorit nuk pastrohet me letra dhe strategji që flenë në sirtare, por me punë konkrete.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë