Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I sapo kthyer nga Gjermania, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti thirrjen ndaj kryeministrit Edi Rama, që rekomandimin për hapjen e negociatave të mos trajtohet si moment për të festuar por për të punuar. Basha tha se ky vendim nuk duhet të përdoret si makiazh për problemet që ka vendin, shqetësim ky tha ai edhe i zyrtarve gjerman të cilët jan skeptik për vendin tonë
Basha: Problemet nuk i shpik opozita, këto janë probleme reale dhe i gjithë ai diskurs ka për qëllim të fshehë këtë fakt që në Shqipëri ka probleme të thëlla të demokracisë. Nuk funksionon demokracia, zgjedhjet blihen dhe shiten me paratë e drogës, kjo ka çuar në një aleancë të krimit me politikën, këtë realitet nuk e fsheh dot Edi Rama dhe po të doja unë nuk e fsheh dot unë. Nuk është BE, ERTV ku thua çfarë të duash pa mbajtur pikën e përgjegjësisë, i thua këmbës dorë, të bardhës së zëzë.
Opozita do bëjë gjithçka që të miratohet hapja e negociatave në qershor, tha Basha, ndërsa i bëri thirrje kryeminstrit të marrë përgjegjësitë.
Basha: Tani është ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij, të mos fshihet pas fishekzjarreve dhe shashkave. Të marrë përgjegjësitë e tij për të lejuar arrestimin e Saimir Tahirit, të marrë përgjegjësitë e tij duke lejuar drejtësinë të hetojë dhe të verë para drejtësisë çdo politikan të korruptuar dhe lidhjen me krimin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-thote-shkova-ne-gjermani-ti-bind-celjen-e-negociatave