Dikur miq dhe mbështetës të njëri-tjetrit në garën akademike për Rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Mynyr Koni prej pak kohësh janë dhe denoncuesit e njëri-tjetrit për abuzimet me tenderat dhe shpërdorimin e detyrës.
Prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj ka regjistruar kallëzimet penale të Kules e Konit dhe është duke kryer hetimet për dy akademiket. Hetimet përfshijnë menaxhimin me fondet publike dhe tenderat gjatë kohës që Dhori Kule ka mbajtur postin e rektorit si dhe për funksionin aktual të Mynyr Konit si rektor i zgjedhur edhe me mbështetjen e Kules.
Pjesë e këtij hetimi është edhe një raport i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për shkeljet dhe abuzimet e konstatuara në rektorat për një periudhë kur ka drejtuar si Dhori Kule ashtu edhe rektori Mynyr Koni.