Marrja e rekomandimit për hapjen e negociatave ne këndvështrimin e Partisë Demokratike është fillimi i punës për te bindur te gjitha vendet anëtare te Bashkimit Evropian për te votuar pro Shqipërisë. Kryetari i PD Lulzim Basha ka dale para medias për te sqaruar se lobimi i opozite po fokusohet tek bindja e vendeve skeptike për te mbështetur Shqipërinë duke filluar nga Berlini e nga argumenti i te gjitha atyre qe i druhen zgjerimit se ne nuk i kemi përmbushur kriteret.
Për Bashën përgjegjësia për këtë proces bie mbi qeverinë dhe ftesa e liderit te opozitës për kryeministrin ka qene e qarte.
Kreu i PD ka reaguar edhe ndaj thirrjes se kryeministrit qe opozita te mos bashkëpunojë me faktorë te huaj politik qe duan te pengojnë integrimin e Shqipërisë.
Basha ka replikuar ne distance me kryeministrin edhe për batutën e fanellave.
Por pavarësisht se mbështet hapjen e negociatave, Basha ka theksuar se opozita do te vazhdoje betejën e saj kundër qeverise e ne mbrojtje te interesave te qytetareve.