Rudina/ Erjona dhe Mikela Kakeli tregojne marredhenien si motra (18.04.2018)

2018-05-14 2

Aktorja e njohur Erjona Kakeli dhe opinionistja sportive Mikela Kakeli ishin sot të ftuara në studion ?Rudina? në Tv Klan.
Por këtë herë jo vetëm për të folur për profesionet përkatëse por për marrëdhënien si motra.
Të dyja së bashku kanë një diferencë prej 2 vitesh e gjysëm, Mikela është më e madhja, ndërkohë që Erjona është pas saj, dhe kanë dhe një motër të tretë, më e vogla prej tyre, Denada.
Gjatë emisionit ata treguan se marrëdhënia mes tyre u forcua edhe më shumë kur prindërit ikën në emigrim.
?Karakteret tona nuk janë identike. Prindërit na kanë lënë të lira dhe ne kemi zgjedhur atë thijen e brendshme të vetën dhe kjo na ka bashkuar. Unë jam më e madhe se Erjona është 2 vite e 6 muaj më e madhe. Fëmijërinë e kemi kaluar bashkë, unë jam tip më i qetë por kam qenë shumë aktive në lojra. Ne jemi tre motra. Unë për herë të parë që jam kacavjerrur në shkëmb kam qenë me Erionën. Është sport i vështirë, por ka shumë adrenalinë. Unë shkoj vazhdimisht në shfaqjet e Erionës dhe e ndjek?, tha Mikela
Ndërkohë Erjona rrëfeu se kur ka qenë e vogël e kërkonte me dhunë vëmendjen.
?Unë kam qenë shumë llasticë e vogël dhe e merrja me shumë dhunë vëmendjen. Tashmë nuk kam kohë të merem me sport, por është sport i bukur edhe teatri. Por unë kryesisht bëj joga?, tha Erjona.

Free Traffic Exchange