Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një argjendari është grabitur në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe sipas policisë dyshohet se kanë qenë dy autorë.
Mësohet se argjendaria është në pronësi të Gjergj Ngresit.
Policia thotë se dy personat e dyshuar ishin të maskuar dhe me armë, ata kanë shtyrë shitësen dhe më pas kanë marrë bizhuteritë.
Pasi kanë kryer grabitjen ata janë larguar me shpejtësi në këmbë. Ende nuk është bërë iventari për të përcaktuar saktësisht se çfarë është grabitur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-grabitet-argjendaria