Report TV - Ftesa e Ramës? Basha: Janë fjalë boshe, në Gjermani lobova për negociatat

2018-05-14 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha pas kthimit nga Gjermania dhe takimit me Mogherinin në Rinas në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se loboi në Berlin që Shqipërisë t?i hapen negociatat. Ai shtoi se në Gjermani kanë frikë se Rama do e përdorë për makijazh rekomandimin, ndërsa shtoi se për opozitën hapja e negociatave do të thotë se ndaj qeverisë do të ketë më shumë monitorim.

I pyetur për ftesën e Ramës për bashkim nën fanellën kuqezi për negociatat, Basha u përgjigj duke thënë se janë fjalë boshe nga kryeministri. 'Këto janë fjalë boshe, Edi Rama dhe ekipi i tij nuk kanë fanella kuqezi, fanella e tyre ishte jeshile, tani jeshile me të bardha, kanabis dhe kokainë.

Ndaj ajo që kërkoj është që të marrë përgjegjësitë'. Përsa i përket skepticizmit të Holandës, Basha tha se shqetësim kryesor mbetet krimi. ?Nuk është detyra ime të bind Holandën, por të bëj gjithçka që skeptikët të japin dritën jeshile?. Gjithashtu Basha deklaron se nuk heq dorë nga aksioni për mosbindjen civile pavarësisht raportit pozitiv për çeljen e negociatave.

Takimi në Rinas ndodhi për arsyen e thjeshtë se isha në Berlin, shkuam të kërkonim një votë pro të një vendi skeptik. Rekomandimi pozitiv është ftesa për tu futur në oborrin e BE, derën nuk e hap rekomandimi por vendet anëtare të BE. Na pret një skenar i gjatë për ti arritur këto standarde.

35 kapituj, dy çdo vit. Vetë hapja e kapitujve është tepër mundimshme. Sot nuk është dita për të festuar, por për të punuar. Opozita dhe unë e kemi nisur para se të vinte lajmi i mirë për hapjen e negociatave, pikërisht në vendin më të madh të BE, pikërisht në BE në Berlin. Për Gjermaninë janë 5+2 kushte. Pra janë shtatë. Në Berlin kemi pasur një seri takimesh të nivelit më të lartë, duke nisur me një dëgjesë në Bundestag. Kërkesa ime ka qenë e qartë Shqipërisë ti hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur skepticizëm e pesimizëm.