Report TV - Tatimet kontroll në FSHF, Braçe-Dukës: Pse je trembur dhe të ka kapur paniku?

2018-05-14 0

Pas letrës së deputetit të PS, Erjon Braçe për të kryer një kontroll në Federatën Shqiptare të Futbollit, Drejtoria e Tatimeve ka paralajmëruar nisjen e verifikimeve.

Braçe ka kërkuar nga Tatimet verifikim për listën e të punësuarve dhe të kontraktuarve nga FSHF prej vitit 2010 deri në janar të 2018-ës dhe gjithashtu informacion për tatimin në burim për të ardhurat nga paga, shpërblimet, bonuset për secilin nga viti 2010 deri në janar të vitit 2018.

Në ditët në vijim pritet që të kryet edhe kontrolli nga Tatimet, ndërsa FSHF ka reaguar duke iu drejtuar me një letër UEFA-s pasi e cilëson si presion. Pas publikimit të lajmit, Erjon Braçe ka reaguar përmes një statusi në Facebook.

Free Traffic Exchange