Ora News - BE si Formula 1, Mogherini: Sot semafori është jeshil. Këtu fillon gara

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Federica Mogherini erdhi në Tiranë dhe uroi gjithë shqiptarët për rekomandimin për hapjen e negociatave duke thënë se ky ishte një rezultat i përbashkët. Në konferencën për shtyp me kryeministrin, Mogherini u shpreh se tani semafori ka dritën jeshile dhe Shqipëria duhet të nisë garën për anëtarësim. Kryeminsitri Rama tha se Shqipëria do ti kapërcejë të gjitha pengesat që do të dalin deri në qershor teksa ftoi opozitën për bashkëpunim nën flamurin shqiptar.

"Urime!" Me këtë fjalë, shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, iu drejtua shqiptarëve duke thënë se dhënia e rekomandimit për negociatat është rezultat i punës së përbashkët. Shqipëria e mbajti fjalën për reformën në drejtësi, dhe të njëjtën gjë bëri dhe Bashkimi Europian

Mogherini: Urime! Ky ishte rezultat i një pune të përbashkët. Nëse do të hidhja sytë pas të shihja si dukej ky vend pak dekada më parë, do të shikoni sa shumë ndryshime keni bërë të gjithë së bashku. Duke qenë se ky ishte rezultat i përbashkët, procesi i zgjerimit gjithmonë mbështetet në meritë dhe ne do ta përsërisim.

Në mars të vitit të kaluar unë përballë medias u shpreha qartazi përballë qytetarëve të Shqipërisë se KE do të japë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë kur zbatimi i reformës në drejtësi dhe posaçërisht vettingu të fillonte. Ju e realizuat dhe ne përmbushëm atë që thamë. Urime! Është një moment mjaft historik në historinë e BE-së. Do të doja ti bashkoja kryeministrit për të falenderuar të gjithë shqiptarët dhe kolegët dhe mqitë e mi në Bruksel.

Urimet Shqipëria i mori edhe për politikën e jashtme, e cila përputhet 100% me atë të Bashkimit Europian.

Me fjalët më të mëdha falënderuese për Mogherinin, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria mori atë që meritoi.

Rama u shpreh se nuk ka asnjë minutë për të festuar por duhet të fillojë punën për të marrë dëftesën e anëtarësimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/be-si-formula-1-mogherini-sot-semafori-eshte-jeshil-ketu-fillon-gara