Urimin në Shqip, shefja e diplomacisë europiane në vizitën në Tiranë, e bëri menjëherë pas rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave. Në krah të Kryeministrit Edi Rama, ajo thotë se Shqipëria e meritonte këtë hap të hedhur nga Komisioni Europian, jo si një meritë të një partie, vetëm qeverisë apo opozitës.
Dhe kur do të tregojë pozicionin aktual ku ndodhet Shqipëria pas marrjes së rekomandimit, Mogherinit i vjen më e lehtë të flasë në gjuhën e saj dhe të zgjedhë si shembull një nga sportet më të dashur me italianët.
Shembullin e Mogherinit, Kryeministri e rimerr për të thënë që Shqipëria është gati ta çoje garën deri në fund.
Megjithatë, Rama i paraprin vështirësive që mund të vijnë në këto 2 muaj deri në mbledhjen e Këshillit Europian në Qershor, nga vendet skeptike që mund të përdorin për politikë të brendshme vendimmarrjen për Shqipërinë. Por ajo që Kryeministri di me siguri është që Gjermania dhe Franca nuk renditen mes këtyre shteteve, përkundrazi thotë ai.
Por në këtë pike ai i kërkon Lulzim Bashës të bëhen ?shokët e një skuadre?.
Sa i takon çështjes se ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ndikimi që mund të ketë qëndrimi i maxhorancës në parlament ndaj kërkesës së akuzës për arrestimin e tij, Rama ripërsërit qëndrimin e vjetër.
Kjo është hera e dytë që Komisioni rekomandon çeljen e negociatave, por këtë herë pa kushte, çka shkon shpresat për një vendim pozitiv në samitin e krerëve të Bashkimit Europian, në 28 dhe 29 Qershor.