Prej vitesh rruga hyrëse për në zonën turistike të Shëngjinit ishte bërë shqetësim për trafikun e rënduar, por edhe për aksidentet e herëpasherëshme që ndodhnin në këtë aks.
Pak ditë më parë Report Tv e ka ngritur sërish këtë problematike. Këtë mesjavë nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, ka njoftuar se:
Rruga hyrëse më në fund do të rikualifikohet, nga fondi shqiptar i Zhvillimit. Premtimi nga Bashkia e Lezhës është, se para se të nisë sezoni turistik, hyrja e Shëngjinit dhe rruga në qendër të kësaj zone turistike, do të jenë të përfunduara.
Alfrida Marku, nënkryetare e Bashkisë Lezhë