http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, njëherësh Shefe e Diplomacisë europiane Federica Mogherini zgjodhi të ecte në bulevard drejt selisë së kryeministrisë, aty ku do të rikonfirmonte mesazhin inkurajues të Brukselit për Shqipërinë.E për të treguar se për të qenë pjesë e BE-së rregullat janë te parat që duhen respektuar, ajo priti dritën jeshile të semaforit.Një ditë pas rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave për anëtarësim, Federica Mogherini ripërsëriti besimin se Shqipëria meriton të hedhë një tjetër hap të madh në procesin e integrimit.Shefja e diplomacisë europiane thotë se vendimi mbërriti pasi Shqipëria kreu detyrat e shtëpisë, mbi të gjitha zbatimin e reformës në drejtësi.Në një klimë të tensionuar politike, Mogherini riëpersërit apelin për bashkëpunim politik në Shqipëri.Të njëjtin qëndrim pati edhe kryeministri Rama. Por nuk ngurroi të akuzonte opozitën për aksion antiintegrim.E sa i takon të ardhmes së afërt, bindjen e kancelarive për të dhënë dritën jeshile për negociatat, Rama refuzoi të konsiderojë kancelaren gjermane dhe Presidentin francez si skeptikë.I pyetur mbi çështjen ?Tahiri?, kryeministri tha se është respektuar çdo rekomandim i Komisionit të Venecias për raste të tilla.Rekomandimi për hapjen e negociatave, sipas zyrtares së lartë të BE-së, shënon pikënisjen e garës për anëtarësim.Tashmë që Komisioni dha rekomandimin, i takon Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare të BE-së për të thënë fjalën e fundit, në mbledhjen e qershorit.