Mogherini takon presidentin Meta dhe Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesja e Larte e Bashkimit Europian Federica Mogherini e nisin turin e vizitave ne Tirane me takimin me Presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit theksoi se ky rekomandim me rëndësi strategjike për vendin dhe rajonin, duhet të shërbejë si katalizator i një uniteti më të konsoliduar dhe i përqendrimit të punës në thellimin e reformave kyçe për vendin.Presidenti vuri në dukje se të gjithë ata që ndjehen pjesë e këtij suksesi të përbashkët, duhet gjithashtu të mbartin pjesën e tyre të përgjegjësisë për më shumë punë në të ardhmen, duke ruajtur fokusin për një vendim pozitiv gjatë mbledhjes së Këshillit në qershor. Po ashtu Presidenti Meta u ndal dhe tek Kosova, ku nënvizoi se pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, dhe përparimit në zbatimin e MSA-së, Kosova duhet sa më parë të përftojë liberalizimin e vizave drejt hapësirës Shengen.Mogherini priti ne ambientet e zyrave te Delegacionit te BE-se ne Tirane, Kryetaren e LSI-se Monika Kryemadhi e shoqëruar nga ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe Nënkryetarin e PD-se Edi Paloka, shoqëruar nga ish-ministri i jashtme Tritan Shehu. Ne përfundim te takimit, si Kryemadhi ashtu dhe Paloka vlerësuan vendimin e Komisionit Europian per rekomandimin per çeljen e negociatave.Ndërkaq mospërputhja e axhendave mes vizitës se Mogherinit dhe Bashes, beri qe te dy te takoheshin ne Rinas, ne kohen kur kreu i PD mbërrinte nga Gjermania dhe përfaqësuesja e larte e BE, nisej per te udhëtuar ne Shkup.