Qytetarët shqiptarë mirëpresin rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave, por shprehen të vetëdijshëm se Shqipëria nuk është ende gati për anëtarësim. Ata apelojnë politikën që të punojë për njerëzit, ndërsa pritet që në muajin qershor të merret vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave.
Komisioni Europian zyrtarisht rekomandoi këtë të martë, hapjen e negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Europian, ku tashmë detyrë eTiranës zyrtare mbetet thellimi i reformave që janë ndërmarrë.
Qytetarët shqiptarë thonë, se ky ishte një vendim i shumë pritur, por janë të vetëdijshëm që jo gjithçka ka ëprfunduar ëktu, pasi Shqipërisë i duhet shumë punë përpara.
Shqipëria duhet të vijojë reformat te 5 përparësitë, nga lufta krimit dhe korrupsionit tek të drejtat e njeriut.
Marrja e rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për Shqipërinë është gjysma e rrugës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.
Vendimi përfundimtar jepet në qershor, kur Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare do të mblidhen dhe do të votojnë nëse pranojnë apo jo hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Rekomandimi nga komisioni ju përcillet në parlamentet e vendeve anëtare të cilat marrin vendim nëse do ta mbështesin apo jo Shqipërinë. Më pas do të shprehen në Këshillin e Ministrave, ku mjafton qoftë edhe vota e një prej vendeve anëtare kundër dhe vendi ynë mund ta humbasë trenin për më shumë se një vit.
Vendet që mund të rrezikojnë Shqipërisë janë: Franca, Gjermania Holanda dhe Britania e Madhe.