Revoltohet Erion Isai: Basha kur ishte në pushtet punësonte aktorë, sot i del në mbrojtje Teatrit

2018-05-14 0

Aktori Erion Isai është shprehur i revoltuar me ?politizimin? e protestës së artistëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar. I ftuar në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV ai tha se aktorët nuk duhej të ishin takuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, pasi kur ishte pjesë e qeverisë demokrate ai nuk u kujdes për Teatrin por përkundrazi e shfrytëzoi pushtetin për të punësuar aktorë.

Arsyeja pse unë kam hequr dorë nga protesta e Teatrit Kombëtar është sepse tashmë është kthyer në çështje politike. Dalin dhe flasin për një politikë të përgjithshme , marrin përsipër të flasin edhe për arkitekturë, janë bërë edhe arkitektë. Pastaj shkojnë dhe futen në zyrë të kryetarit të opozitës, gjë që mua nuk më duket normale. Unë nuk di që ndonjë nga 2 sindikatat të ketë kërkuar takim me kryeministrin dhe ai të ketë thënë jo. Nuk ka ndonjë gjë të shkosh te lideri i opozitës, por ai nuk ka fuqi vendimmarrëse dhe ndaj nuk mund të jesh selektiv, të shkosh te njëri dhe jo tek tjetri. Unë e përmenda kreun e opozitës sepse edhe kur ishte në pushtet e vetmja gjë për të cilën ndërhynte ishte për të punësuar aktorë brenda Teatrit Kombëtar , dhe nuk është interesuar ndonjëherë për kushtet e Teatrit.

Regjisori Erion Isai