Përfaqësuesit e opozitës, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe n/kryetari i PD, Paloka zhvilluan një takim me përfaqësuesen e lartë të BE që ndodhet në Tiranë, Mogherini pas rekomandimit për hapjen e negociatave.
Në përfundim të takimit, Kryemadhi u shpreh se i kërkuan Mogherinit që të ndërhynte te Rama për të liruar 11 protestuesit nga Kukësi që u arrestuan pas protestës së dhunshme.
Ftesës së Ramës për bashkëpunim, Kryemadhi iu përgjigj duke thënë se i vetmi që nuk ka ngjyra kuqezi është Rama. Paloka u shpreh se lirimi i protestuesve është hapi i parë që presin nga Rama, ndërsa i ka kërkuar që të mos sulmojë opozitën, por të bindë vendet skeptike.
Sapo mbaruam takimin me Mogherinin, ishte mjaft miqësor. Në raport janë problemet për luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Ne i kërkuam Mogherinit, që të ndërhynte te Rama për të lejuar 11 kuksianët, duke pasur parasysh që Rama kërkoi fjale. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim. Mogherini falënderoi opozitën shqiptare, meritat janë qoftë për shumicën, por më shumë mbi opozitën, pasi ka sakrifikuar më shumë për t?u dhënë më shumë mundësi shqiptarëve. Është një rrugë e vështirë deri në qershor. Është e vështirë se situata ku kalon BE e bën më skeptike, por detyrat janë më të rëndësishme. Ftesa e Ramës? Opozita ka kaluar cdo limit të bashkëpunimit me Ramën, me prezencën në parlament, por i vetmi njeri që nuk ka ngjyrat kuqezi është Rama, pasi ata që kanë vendosur të veshin ngjyrën kuqezi e kanë bërë. Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problemet e Shqipërisë. Kushti që ka vendosur BE është Edi Rama.