Ora News - Protesta para kryeministrisë: Zonja Mogherini mos çel negociatat pa liruar kuksianët

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa të rinj kanë protestuar përpara Kyeministrisë në kohën që Federica Mogherini ishte në konferencë me kreun e qeverisë Edi Rama, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit.

Me pankarta në formën e prangave ata e cilësuan të paligjshme arrestimin e kuksianëve.

"Zonja Mogherini! Nuk mund të çelësh negociatat pa liruar kuksianët që janë rrëmbyer nga oligarkia!"

Një protestues nga Kukësi shprehet se qeveria nuk po realizon asnjë negociatë për tarifën në këtë rrugë.

"Protestoj sot për arrestimet që janë bërë në orën 3 të natës, për ndërhyrjen policore terroriste në 25 familje kuksianësh. Kërkojmë që ato që janë në krye të instituticioneve tona drejtuese minimalisht duhet të respektojnë ligjet dhe ti zbatojnë.

Me ne banorët e Kukësit nuk është në diskutime. Me Këshillin Bashkiak të Kukësit, ai i cili përfaqëson interesat dhe është i zgjedhur nga banorët e Kukësit nuk është në diskutime.

Edi Rama ka frikë dhe bën shumë gabim që ka frikë, pranoi një tërheqje të vogël për të bërë një mashtrim më pas. Është e turpshme zotëri."

Protesta zgjati vetëm 60 minuta aq kohë sa përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian qëndroi në ambientet e Kryeministrisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-para-kryeministrise-zonja-mogherini-mos-cel-negociatat-pa-liruar-kuksianet

Free Traffic Exchange