Financimet e BE-së, ja sa ka përfituar Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit nga 1993/ Tabela

2018-05-14 1

Nga viti 1993 deri tani Shqipëria ka përfituar rreth 2.4 miliardë Euro nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadër të programeve të ndryshme ku i fundit është IPA 2, ndërkohë çelja e negociatave për Shqipërinë pritet të shtojë përfitimet financiare të vendit të tonë .

Sikur e shikoni në këtë tabelë që u pasqyrua ne emisionin Repolitix në Report tv Shqipëria është përfituesja e tretë me e madhe e fondeve të BE në Ballkanin Perëndimor, ku kryeson Bosnje Hercegovina me gati 3.5 miliard euro e ndjekur nga Serbia me 2.9 miliard euro. Serbia dhe Mal i Zi kur ishin një shtet i përbashkët deri në 2016 përfituan rreth 3.5 miliard euro.

Ndërkohë pas shpërbërjes Mal i Zi ka përfituar vetëm gjysmë miliardi euro. Kosova ka përfituar 2 miliardë euro nga BE, Maqedonia 1.9 miliardë dhe Kroacia 1.8 miliardë.

Ekonomisti Geron Kamberi i ftuar ne Repolitix pohoi se përfitimet për Shqipërinë nga Bashkimi Evropian kanë qenë më të mëdha se 2.4 miliardë euro, kjo për shkak të programeve për komunitetet të BE. Kamberi shtoi se me çeljen e negociatave përfitimet financiare të Shqipërisë nga BE do të rriten. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Bashkimi Evropian rreth 18.5 miliardë euro që prej vitit 1990.