Mesuesja - nxenesve: Populli shqiptar, prostitute

2018-05-14 1

Të tjera skandale në sistemin arsimor në vend. Emisioni investigativ Stop në TV Klan transmetoi disa audioregjistrime dhe video të denoncuara nga qytetarët. Me një fjalor të rëndë dhe aspak të denjë për një staf akademik, mësuesja e letërsisë Donika Haxhe në shkollën profesionale Kolin Gjoka u drejtohet nxënesve me emërtime denigruese për popullin shqiptar.

Kjo është mësuese Marjeta në Gjirokastër, e cila në kundërshtim me çdo normë ushtron dhunë mbi nxënësin.

Ndërsa kjo video është filmuar në gjimnazin ?28 nëntori? në Burrel. Mësuesja e biokimisë, Flutura Zeneli u thotë nxënësve se janë nën efektin e drogës.

Nuk është hera e parë që video të tilla denoncuese janë transmetuar në emisionin investigativ Stop në TV Klan, ku mesues abuzojnë me detyrën duke fyer apo dhunuar nxënës.

Free Traffic Exchange