Ora News - Hapja e negociatave, Rama: Nuk është dhuratë nga BE, mirënjohje paraardhësve!

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria kaloi një provim të vështirë me çeljen e negociatave, teksa e quajti vendimin më të rëndësishëm të 30 viteve. Ai shprehu mirënjohje edhe për qeveritë paraardhëse, ndërsa shtoi se qeveria e tij ia doli t'i japë vendit statusin në vitin e parë qeverisës dhe hapjen e negociatave në mandatin e dytë qeverisës.

Rama: "Në vitin e parë të mandatit tonë të parë, ne e bëmë Shqipërinë vend kandidat për në Bashkimin Europian. Në vitin e parë të këtij mandati të dytë, ne sapo bëmë realitet marrjen e rekomandimit të pastër, të qartë, të drejtpërdrejtë, për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimit Europian.

Këto nuk janë dhurata. Nuk janë as gjeste bujarie të Komisionit Europian ndaj Shqipërisë. Europa e Bashkuar nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat.

Rekomandimi për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, është njohja e meritave tona, në fushën e betejave të vështira për të bërë shtet, me reforma reale dhe luftë të vërtetë kundër armiqve të shoqërisë e të shtetit, krimit e korrupsionit".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapja-e-negociatave-rama-konference-shtypi-ne-oren-1700