KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashme pa kushte, Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një vendim qe pritet te merret nga Këshilli ne qershor, por qe sipas përfaqësueses se larte te Bashkimit Europian, Federica Mogherini, vendi ynë ka bere progres ne detyrat e lëna nga Komisioni, por qe ende shume pune duhet bere.?Shtetet duhet dhe jam e bindur qe do te vijojnë ne zbatimin e reformave dhe te dëshmojnë rezultate konkrete te tyre, jo sepse Brukseli ja kërkon, por sepse kjo është ajo qe njerëzit e rajonit, qytetaret, po presin nga institucionet dhe udhëheqësit e tyre dhe ne kemi pare vendosmëri te drejtuesve politik ne këtë drejtim?.Ne fjalën e tij, Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn u ndal tek Reformat e ndërmarra nga Shqipëria.?Ne veçanti ne fushën e reformës ne drejtësi, kemi pare rezultate konkrete ne rivlerësimin e figurës se gjyqtareve dhe prokuroreve, Vettingu i famshëm. Jemi ne fillim te këtij procesi por ajo qe mund te shohim është premtuese dhe ky rekomandim është i justifikuar?.Por pavarësisht dhënies se rekomandimit, tashme i takon Këshillit te BE te vendos mbi te. E shqetësimit te gazetareve lidhur me qëndrimin e Gjermanisë dhe Francës mbi problemet e kriminalitetit ne Shqipëri, Mogherini iu përgjigj:?Vendimi i Komisionit i marrë sot, për t?i rekomanduar Këshillit hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave te Maqedonisë, është i bazuar ne pika strikte te progresit te bere nga rekomandimet e mëparshme. Vendime te rëndësishme janë marre ne Tirane, por edhe ne Shkup, rezultate janë duke ardhur dhe mesazhi qe i çojmë sot, është qe ky vendim, për rekomandimin e hapjes se negociatave, është një inkurajim për këto vende qe te vazhdojnë ne rrugën e reformave. Me pas i takon Këshillit, vendeve anëtare, te 28-ve te shohin raportin qe ne kemi ndare me ta dhe te marrin vendimin ne Këshill. Por mesazhi i inkurajimit për Tiranën dhe Shkupin u dha?.

Free Traffic Exchange