http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria siguroi rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen e bisedimeve për anëtarësim e tani i duhet te binde vendet anëtarë për vendimin final. Nëse ky vendim vjen ne qershor apo ne muajin dhjetor mbetet për tu pare; por sipas ish-ministres se integrimit Majlinda bregu, ne çdo skenar Shqipëria duhet te vazhdoje reformat duke nisur nga beteja kundër krimit, korrupsionit; reforma ne administratën publike, por mbi te gjitha duhet te vazhdoje zbatimin e reformës ne drejtësi.Ajo që pritet dhe ajo që dihet është se tashmë reforma në drejtësi sado e zhurmshme apo që ka prekur interesa të ndryshme do të vazhdojë të jetë reforma kryesore e cila do të certifikojë ose jo progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, është për të gjitha vendet e rajonit.Dhe ka një arsye pse reforma në drejtësi përcakton ritmin e integrimit.Sepse një drejtësi dhe një gjyqësor i pavarur e ndan njëherë e mirë kulturën e mosndëshkimit, i bën të gjithë të barabartë para ligjit pra edhe ata të cilët korruptohen edhe politikanin e korruptuar apo edhe punonjësin e administratës të korruptuar; i sjell të gjithë të barabartë para ligjit si trafikantin ashtu edhe atë që mbështet trafikantin. Lufton po njësoj një politikan apo një parti politike që ka problem me financimin e parave po ashtu si një qytetar apo një biznesmen që bën fshehje apo pastrim parash.Komisioni Europian ka rekomanduar çeljen e kapitujve 23 dhe 24 dhe Bregu sqaron se nëse nuk shënohet progres ne fushën e drejtësisë dhe sigurisë, bisedimet mund edhe te bllokohen.Ka një klauzolë që Bashkimi Europian e ka përcaktuar që është pikërisht ajo që në rast se nuk ka progres të shënuar në këto dy kapituj kanë të drejtë vendet anëtare të kërkojnë pezullimin e procesit të negociatave. Pra një klauzolë e shtuar që do të thotë ndryshe ne domosdoshmërisht do të duhet patjetër të kemi progres në kapituj e drejtësisë dhe sigurisë.Shqipëria ka një avantazh ne këtë proces krahasuar me vendet e rajonit pasi ka miratuar reformën ne drejtësi, por megjithatë mbetet për tu pare nëse qeveria shqiptare do te arrije te binde vendet anëtare te BE për te miratuar rekomandimin e komisionit ne qershor apo jo.