Juncker: Integrim ose luftë në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Junker, duke folur para deputetëve në Parlamentin Europian mbi prezantimin e progres-raportit të zgjerimit, u shpreh se hapja e dyerve të integrimit për Ballkanin Perëndimor është është mese e nevojshme:?Nëse nuk hapim dyert për vendet e atij rajoni tragjik dhe të komplikuar, dhe nëse nuk i tregojmë një perspektivë europiane, do të shohim të rikthehen luftërat, njësoj si në 1990. Unë nuk dua të shoh rikthimin e luftës në Ballkan, ndaj ne duhet t?i ndihmojmë ata?Por një gjë e tillë ka krijuar përplasje me Francën dhe vendet e tjera brenda unionit që kanë një qasje tjetër për zgjerimin.?Nuk dua që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë, por as nuk mendoj që Evropa të ketë probleme në funksionimin me 28 anëtarët e saj, ndërsa nga nesër do të jenë 27. A do të kemi 30, 32 vende anëtare brenda dy viteve? Me të njëjtat rregulla? Kjo thjesht nuk është e mundur!Presidenti francez u shpreh më tej se Ballkani është një rajon i paqëndrueshëm dhe se Franca është në mesin e atyre vendeve të BE-së, që nuk duan të japin afate kohore sa i përket zgjerimit.Ndërkohë, Polonia, Italia dhe Austria mbështesin zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Free Traffic Exchange