Ahmetaj-bashkive: Nuk do të merrni fonde pa paguar detyrimet - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-14 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
I prerë dhe i ashpër ka qenë ministri i financave Arben Ahmetaj ndaj bashkive, teksa i ka paralajmëruar se nuk do të marrin fonde në rast se nuk i shlyejnë të gjitha borxhet që i kanë biznesit. Sipas ministrit janë 70 milion euro detyrime të prapambetura që njësitë vendore i kanë bizneseve për punët që kanë kryer ndër vite.Gjatë një konference me drejtues të njësive vendore, kreu i financave u ndal edhe tek politika fiskale që aplikojnë bashkitë, e cila jo gjithmonë ka qenë në të njëjtën linjë me politikën qendrore. Në fjalën e tij Ahmetaj u kërkoi bashkive që të mbledhin dhe administrojnë taksën e pronës që nisi aplikimin nga 1 Prilli, deri në gjetjen e një agjenti që do të merret me këtë proces.Sipas të dhënave nga Ministria, për tre muajt e parë të zbatimit të taksës së pronës, do të jenë bashkitë që do të merren me administrimin e saj.