Ora News - Vlahutin i dorëzon progres-raportin Ruçit

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aasadorja e BE Romana Vlahutin i është drejtuar tre institcioneve kryesore te vendit për dorëzimin e progres-raportit.

Fillimisht ajo shkoi në kryeministri, ku ia dorëzoi kryeministrit Rama, më pas presidentit Ilir Met. Ambasadorja Romana Vlahutin përshkroi rrugën në këmbë, nga Presidenca për në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe i dorëzoi këtë raport edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi

Presidenti Meta e cilësoi si një akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit. Presidenti e vlerësoi Komisionin si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmuar një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

"Duke e konsideruar raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjinë e zgjerimit që synonte një perspektivë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Evropian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlahutin-i-dorezon-progres-raportin-rames-metes-dhe-rucit