Ora News - Prokurimet publike, Braçe: Transparencë në përdorimin e fondeve

2018-05-14 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Komisionit të Ekonomisë ka kërkuar më shumë transparencë me përdorimin e fondeve për prokurimet publike. Edhe deputeti i vetëm i opozitës ngriti si shqetësim këtë fakt. Por kryetarja e komisionit të Prokurimit Publik u shpreh se gjatë këtij viti janë ulur ankesat nga operatorët ekonomikë ndërsa janë dorëzuar në Gjykatë 57.

Gjatë vitit 2017, në Komisionin e Prokurorimeve Publike ka pasur më pak ankesa nga operatorët ekonomikë. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kryetarja Evis Shurdha u shpreh se gjatë 2017 kamë dorëzuar vetëm 57 ankesa në Gjykatë.

Shurdha: 1099 ankesa në total, janë depozituar 1083 për procedurat e Prokurorimit Publik, 4 kanë qenë për Procedura Konkuruese Koncensione ose Partneritet Publik Privat, 7 ankesa për Procedurat e Ankandit Publik dhe 5 ankesa për Procedurat Konkuruese Leje Minerale.

Por raporti i paraqitur ka hasur në kritikat e kryetarit të komisionit, Erion Braçe, i cili ka kërkuar më shumë transparencë për përdorimin e fondeve publike, por edhe ka rekomanduar që të ndiqen cështje më të ndjeshme.

Braçe: Vini dhe këtu në këtë komision të flisni në mënyrë të qartë për cështje të madhe që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me ligjshmërinë, me transparencën, me interesin publik dhe në fund me konkurencën. Unë do preferoja që të vinit këtu dhe të flisnit për një rast të qartë të shqyrtuar nga ju që ka të bëjë me një kontratë Partneriteti Publik Privat, me një kontratë koncensioni.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prokurimet-publike-brace-transparence-ne-perdorimin-e-fondeve