Ora News - Basha lobon për hapjen e negociatave në Bundestagun gjerman

2018-05-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Detyrë të vështirë e quan Lulzim Basha bindjen e komisionit për Çështje Europiane në Bundestagun gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Pas një senace dëgjimore për këtë cështje, Basha tha se grupi më i madh parlamentar gjerman CDU/CSU, është skeptik për hapjen e negociatave, por ai që opozita po bën gjithcka për këtë proces jetik siaps tij për të ardhmen e vendit tonë.

Pas një seance dëgjimore me anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme me qëllim bindjen e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU për miratimin e nisjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kryetari i Partisë Demroaktike Lulzim Basha, shprehu mbështetjen e opozitës për këtë proces. Në krah Kryetarit të Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemak, Basha deklaroi se puna është e vështirë pasi ky grupim është skeptik për zgjerimin dhe kritik për hapjen e negociatave.

Basha: E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit, për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU-së dhe CSU-së për një votë pozitive për negociatat, si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore.

Kreu i opozitës vlerëson se hapja e negociatave është edhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimin e vërtetë të Reformës në Drejtësi, të pakapur politikisht, por edhe për çështje të tjera siç është reforma e Administratës Publike dhe Reforma Zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-lobon-hapjen-e-negociatave-ne-bundestagun-gjerman

Free Traffic Exchange