Deputeti i PD-së Aldo Bumçi, i ftuar sot në Report Tv, komentoi propozimin më të fundit të Komisionit Evropian, i cili ka rekomanduar që bashkimi Evropian të nisë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Sipas Bumçit për një gjë të tillë nuk ka ndonjë meritë qeveria dhe politikani i djathtë theksoi se Shqipëria nuk ka bërë ndonjë progres për ta merituar çeljen e negociatave, por një gjë e tillë vjen si pasojë e një vendimi politik të Brukselit për ta rikthyer vëmendjen nga Ballkani Perëndimor.
Bumçi: Negociatat, Vendim politik i Brukselit
KE ka një qëndrim për hapjen e negociatave. Ne jemi pro si opozitë. Deri sa është pro hapjes, KE s?mund të bëjë një raport të zi. KE ka bërë një raport që i përputhet propozimit. Ne jemi pro hapjes, por a do të thotë kjo që Shqipëria ka bërë progres? Jo nuk ka bërë. Është një vendim politik, që vjen pasi BE kaloi një periudhë pauze, një krize të trefishtë, me refugjatët dhe partitë ekstreme. BE ishte detyruar që ta largonte vëmendjen nga Ballkani Perëndimor. Tashmë kemi një situatë shumë më të mirë në Evropë. Gjermania dhe Franca kanë qeveri me baza të gjëra, pro evropiane. Kriza ekonomike është tejkaluar. Kjo ka bërë që Evropa t?i rikthejë vëmendjen Ballkanit. Ky është një lajm i mirë, sepse sjell më shumë motivim, preison dhe kontroll. Është kulaçi dhe kërbaçi. BE i ka deklaruar një kalendar konkret për anëtarësim në 2025 Serbisë dhe Malit të Zi.