Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, u përball me kritika të deputetëve Socialist, gjatë prezantimit të raportit vjetor të veprimtarisë së tij.
Deputeti Bashkim Fino, foli për vonesa në kthimin e përgjigjeve, qoftë kur kërkohet nga institucionet shtetërore apo dhe nga individët.
Fino: Nuk është e përcaktuar a ka një rregullore të brendshme dhe një metodologji të verifikimit të një dosjeje.
Por, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentjana Sula, tha se buxheti i akorduar për këtë institucion të ri është i pa mjaftueshëm.
Sula: Megjithëse ende të kufizuar në staf, pavarësisht strukturës së miratuar me vendim, kemi vetëm 15 personel teknik për këtë arsye kemi qenë goxha të shtrënguar.
I ashpër ishte edhe Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i cili foli për problem të mëdha që vendosin në pikëpyetje autoritetit, por pa i specifikuar ato.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dokumentet-e-ish-sigurimit-deputetet-socialiste-kritika-autoritetit-te-dosjeve