Report TV - Progres raporti, Vlahutin: Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar

2018-05-14 0

E ndërsa në Bruksel pritet prezantimi i progres raportit për Shqipërinë, që do të rekomandojë zyrtarisht hapjen e negociatave, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin shprehet se shqiptarët e meritojnë që t?u njihen përpjekjet që kanë bërë.

Për ne është me rëndësi njohja e një progresi konstant. Ky është një proces historik ndryshimi dhe modernizimi dhe kërkon mjaft përkushtim, investim dhe durim. Jam e lumtur që Shqipëria mund të ketë arsye të mira për të qenë e gëzuar, shqiptarët meritojnë që t?u njihen të gjitha përpjekjet. Në vijim do të hyjmë edhe në hollësi në elementët e raportit për Shqipërinë. Unë nuk do të zhvilloj konferencë shtypi, pasi Mogerini për pak orë mbërrin në Shqipëri dhe do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë në konferencën për shtyp nesër në orën 11:00.

Free Traffic Exchange