Një sërë penalitetesh janë ndërmarrë nga Policia Rrugore e Lezhës gjatë këtyre 24 orëve të fundit, ndaj drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas policisë së Lezhës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore.
Kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, për mosvendosje të rripit të sigurimit, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim të gabuar, që janë burime të aksidenteve.
Gjatë ketyre kontrolleve, janë proceduar penalisht 7 drejtues mjetesh për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" ( pa leje drejtimi).
Janë pezulluar 153 Leje Drejtimi për "Shpejtësi tej normave të lejuara" dhe " Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit"
Po gjatë kontrolleve, janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative.
Janë vendosur gjithsej 790 masa administrative nga këto:
? 486 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,
? 107 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
? 102 masa për parakalim të gabuar,
? 39 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Lezhës, do vijojë kontrollet e pandërprera, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore, ku apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të bashkëpunojnë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.