Report TV - Strazimiri: Heshtja e prokurorisë për protestën e Kukësit fakton varësinë e saj politike

2018-05-14 0

Deputeti i PD Gent Strazimiti ka dalë në një deklaratë për mediat për veprimet e prokurorisë. Ai tha se prokuroria ka manipuluar me urdhër politik të Edi Ramës. Është prokuroria ajo që lë në burg njërëzit e djersës dhe ndërsa Saimir Tahirin dhe drogën i lë jashtë.

Heshtja e prokurorisë për provat e manipulimit të arrestimit të paligjshëm të protestuesve kuksiane faktojnë varësinë e saj politike nga Edi Rama.

24 orë pas publikimit të videos që provon manipulimin e provave nga prokuroria dhe Policia për arrestimin e paligjshëm të 23 protestuesve kuksianë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme po miraton në heshtje padrejtësinë dhe varësinë e saj politike nga Edi Rama.

Siç u pa në video, qytetarët janë arrestuar në 3 të mëngjesit dhe jo në orën 10.00 të paradites, siç thuhet në procesverbalin zyrtar të falsifikuar në bashkëpunim mes prokurorisë dhe policisë.

I vetmi justifikim ndaj falsifikimit të provave për "tavarishët" që duan të kalojnë me sukses "edvingun", mbetet që të kenë vepruar "në mirëbesim" me orën e Moskës, por ky nuk është shfajësim ligjor!

Kjo provon qartazi dhe në mënyrë të pakontesuar se Prokuroria manipuloi nën urdhrat politikë të Edi Ramës dhe për interesat e tij.

Pas publikimit të videos që tregon manipulimin, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë të ndaluar madje asnjë nën hetim!