http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas bashkëpunimit në pastrimin e qytetit, Bashkia e Tiranës dhe ajo e Veronës do të konkretizojnë shumë shpejt dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e transportit publik dhe ndriçimit.Erion Veliaj zhvilloi një vizitë në Itali me ftesë të kryebashkiakut të Veronës, Federico Sboarina, me të cilin diskutoi mbi projektet konkrete.?Po studiojmë mënyrën se si edhe me ndriçimin e qytetit, edhe me transportin publik, të ecim përpara. Ashtu siç kam premtuar, nëse privatët nuk do modernizojnë flotën e mjeteve, duke i kthyer ato në elektrike, bashkëpunimi me Veronën është prova konkrete që kemi nisur për të zëvendësuar shumë prej linjave private. Ashtu siç bëjmë më mirë pastrimin e qytetit, ashtu do të bëjmë edhe transportin publik.?Kryetari i Bashkisë së Veronës u shpreh entuziast për këtë bashkëpunim të ri me Tiranën.?Në Tiranë pata një mikpritje të pabesueshme. Munda të shoh për herë të parë një qytet me një energji të madhe, që po rritet vërtet me shpejtësinë e dritës. Gjëja më thelbësore është se u krijua një raport i vërtetë mes dy kryetarëve të bashkive, të cilët e duan tokën e tyre dhe kështu mund të ndërtojnë së bashku diçka të rëndësishme?.Veliaj ndërkohe takoi edhe Luca Zaian, Presidentin e Rajonit të Venetos, një prej zonave më të zhvilluara të Italisë. Duke i cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë, Veliaj nënvizoi rëndësinë e rritjes së investimeve në fushën e bujqësisë dhe turizmit.Nje tjetër gazete prestigjioze i kushton nje shkrim kryeqytetit te Shqipërisë, Tiranës. E përditshmja franceze Le Figaro rendit disa prej projekteve të suksesshme të ndryshimit të Tiranës, si sheshi ?Skënderbej?, që deri para pak kohësh shërbente si rrethrrotullim makinash, e qe tashmë i është rikthyer këmbësorëve.Le Figaro përmend edhe transformimin e Pazarit të Ri, i cili nga një zonë e rrënuar dhe e ndotur, sot është një treg tradicional, me kafene e pika shërbimi nga më modernet.