http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa mazhoranca e akuzon se po përpiqet te pengoje me çdo kusht rrugën e integrimit europian te Shqipërisë, lideri i opozitës Lulzim Basha deklaron nga Berlini se po kërkon mbështetje per negociatat. Kryedemokrati tha se çelja e negociatave është e domosdoshme per te ashpërsuar luftën ndaj krimit, trafikut te drogës dhe korrupsionit.Lideri i opozitës dha edhe argumentet se pse dhënia e dritës jeshile per Shqipërinë nga Brukseli, do te shërbeje si presion mbi mazhorancen.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe deputete te tjerë te opozitës, ishin ne Gjermani per te marre pjese ne seancën e Komisionit te Politikës së Jashtme të Bundestagut.