TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (Vettingu) deklaron se Prokurorja e Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani nuk justifikon pasurinë. Për ILDKPKI, prokurorja e ka vendosur pasurinë në mënyrë të ligjshme, por KPK shprehet se pas verifikimit rezultoi se Besa Nikëhasani nuk justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një makinë fuoristradë Toytota Landcrusie me vlerë rreth 20 mijë euro. Një nga apartamentet e prokurores që nuk justifikohet ndodhet në Tiranë, tjetri në Lezhë.
Për Besa Nikhasanin është bërë vetëm kontrolli për pasurinë nëpërmjet vettingut. ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet e Nikhasanit janë të sakta, nuk ka fshehur pasurinë nuk ka kryer deklarim te rremë. Ka burim të ligjshëm pasurie. Kemi kryer një hetim të pavarur nga përgjigja e ILDKPKI. Nikëhasani ka një apartament me vlerë 90 mijë euro në Tiranë, apartament me vlerë 28 mijë euro në Shëngjin dhe një dyqan në Lezhë, fituar me prishjen e një apartamenti të vjetër.
Nikëhasani ka gënjyer për një apartament në Lezhë me sip 130 m2. Nuk ka pasur asnjëherë certifikatë pronësie. Sipas prokurores ka pasur këtë apartament, është prishur dhe është bërë një pallat i ri, por nga hetimi administrativ nuk ka fakte. Nikëhasani nuk ka burim pasurië për blerjen e automjetit një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. 130 m2 apartament në Lezhë dhe apartament 140 m3 e dy garazheve në Tiranë dhe fuoristradës 19 mijë e 500 euro. Janë pa burim të justifikuara.