Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Gloria? e Vivaldit dhe muzika e mrekullueshme e Bach janë bërë bashkë në një koncert të veçantë në qytetin e Vlorës.
Orkestra e kori i Teatrit të Operas dhe Baletit sollën ?Glorian? e Vivaldit dhe një koncert me violin si edhe Oboe të Bach në skenën e teatrit ? Petro Marko?, mbrëmjen e së hënës.
Trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit me Gezim Bulcarin në violinë, Xhovana Markun në oboe dhe orkestrën e Harqeve, nën drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi, mori duartrokitje të zjarrta nga publiku vlonjat.
Kompozitori vlonjat Aulon Naci, njëherësh këshilltar për kulturën në Bashkinë e Vlorës, ka falenderuar organizatorët për mbajtjen e këtij koncerti të jashtëzakonshëm.
Aulon Naci: "Sot për sot asnjë qytet në Shqipëri nuk ka realizuar një koncert të tillë aq më tepër përsa i përket muzikës klasike dhe mbi të gjitha me repertorë e faqe muzikore të emrave të kompozitorëve ndërkombëtarë që vjen premierë në Vlorë."
Ky koncert i paraprin aktivitete të shumta kulturore që do të mbahen në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë sezonit turistik.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vivaldi-dhe-bach-ne-vlore-koncert-i-jashtezakonshem-ne-teatrin-petro-marko