Report TV - Sopranoja Ramona Tullumani: Teatri i Operas “i ka harruar” shumë artistë të mëdhenj

2018-05-14 1

Shumë e zhgënjyer është shprehur sopranoja Ramona Tullumani me mungesën e vëmendjes së institucioneve ndaj kontributit të gjyshit të saj, baritonit Ramiz Kovaçi për operën e Tiranës. Duke folur në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV, ajo kujtoi se Opera e Izmirit i ka kushtuar një bust baritonit shqiptar që mban dhe titullin Artist i Popullit, pavarësisht se ai qëndroi atje vetëm për 4 vite. Ndërsa në Teatrin e Operas dhe Baletit nuk ka as edhe një fotografi të tijën.

Jam shumë e zhgënjyer pasi ka shumë këngëtarë të mëdhenj që e kanë krijuar operën dhe nuk përmenden aspak. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me teatrin e ri që po bëhet , por që janë gjithmonë shumë të vakta kujtesat. Duket si një gjë që është e shkuar dhe kjo nuk është e vërtetë. Ata janë këngëtarë që kanë mbaruar në shkollat më të mira, kanë kënduar në teatrot më të mirë. Pa ata , nuk do ishte ky teatër, kështu që ata meritojnë më shumë. Sikur ky teatër i ri të bëhej me të gjithë bustet e tyre kur hyn në sallë do ishte një vlerë.

Sopranoja Ramona Tullumani


Sopranoja e famshme e cila e ndan jetës mes Sofies dhe Tiranës është pyetur se nga ndryshojnë teatrot e dy vendeve. Sipas Tullumanit këtu ka shumë vështirësi për artistin, ndërsa në Sofie duhet vetëm të këndosh mirë

Free Traffic Exchange