Ora News - Flet babai i shqiptarit të vrarë në Kolumbi

2018-05-14 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Babai i të ndjerit Andrea Lagjaj që mbeti i vrarë në Kolumbi, mohon se djali i tij ka qënë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai thotë se Andrea kishte krijuar familje dhe në Kolumbi kishte një qendër interneti.

Nga qeveria kërkon ndihmë për zbardhjen e krimit.

Eqerem Lagjaj: "Gruaja e tij nga Kolumbia na tha djali juaj ka mbaruar. Më pas bëmë konfirmimin. Na e treguan në morg që qe ai. Kërkuam ndihmën e ministrisë së Jashtme por nuk na u afrua asnjë lloj ndihme. Ne dimë që djali ka një biznes interneti dhe është i martuar atje."

Babait i kanë treguar se 'djali është vrarë nga dy persona që kanë qenë me motor.

Familja Lagjaj jeton në Sarandë dhe Eqeremi nuk fsheh dot indinjatën ndaj mediave: Do kërkoj dëmshpërblim për moralin e familjes time.Unë jetoj me djersën time të ballit dhe nuk jam mësuar të jetoj me djersën e drogës
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/flet-babai-i-shqiptarit-te-vrare-ne-kolumbi