Trafikuan 130 kg kokainë, shkatërrohet banda në Itali, arrestohen 7 persona mes tyre dhe shqiptarë

2018-05-14 1

Në orët e para të mëngjesit policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale, mes tyre shqiptarë. Ato akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine. Shqiptarët kishin lidhje me grupe të tjera kriminale në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë, të cilat importonin sasi të mëdha kokaine nga Holanda në kryeqytetin italian. Krerët e bandës ishin Aleks Boçi, Florian Merrni, me vendqëndrim në Belgjikë, të cilët e trafikonin drogën nga Amerika e Jugut drejt Belgjikës,duke shfrytëzuar një "dalje të sigurt" nga hapësira doganore e portit të Antëerpit. Operacioni antidorgë në bashkëpunim të Italisë dhe Shqipërisë. Të arrestuar Edmir Hatija, Elidon Shpërdheja e Florian Prendi. Banda trafikonte drogë në Belgjikë, Itali dhe Shqipëri. Banda italo- shqiptare e trafikonte kokainën nga Amerika e Jugut.

Gjatë hetimeve,autoritetet thanë se banda trafikoi mbi 130 kg kokainë, nga të cilat 9 kg kokainë janë konfiskuar, si dhe të ardhurat e paligjshme për rreth 1.600.000 euro, nga të cilat më shumë se 430.000 euro që i nënshtrohet sekuestrimit.

Operacioni - i kryer në krahinat e Romës dhe Viterbo - është ende në vazhdim në Shqipëri, me autoritetet lokale të policisë, të aktivizuara nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet kundër drogës dhe Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor.