Kryetari i PD, Basha ndodhet në një vizitë në Gjermani, ndërsa mëngjesin e sotëm para nisjes se seancës të posaçme dëgjimore nga Komisioni i Politikës së Jashtme dhe ai Çështjeve Europiane të Bundestagut shprehet në Facebook se detyra më e vështirë është të bindim këtë komision për zgjerimin. Ai thotë se Shqipëria ka probleme me krimin dhe korrupsionin, por këto probleme mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave.
Jemi në sallën e seancës së veçantë dëgjimore të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të komisionit për Çeshtjet Europiane, në një seancë dëgjimore. Këtu është edhe një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti. Edhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU në këtë komision kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit. Kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe qëndrimi është skeptik sa i përket hapjes së negociatave.