Një zjarr ka rënë gjatë orëve të para të mëngjesit në një shtëpi në fshatin Tujan të Tiranës, 5 kilometra nga zona që mbulon bashkia e kryeqytetit.
Sikurse shihet edhe nga fotot, shtëpia është shkrumbuar e gjitha, por fatmirësisht nuk ka patur viktima dhe as të lëdnuar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje vetëm pasi gjithçka i shte kthyer në shkrumb e hi dhe vetëm sa ka mundur të fikë flakët e fundit.
Banorët e shtëpisë në fjalë kanë bërë apel për ndihmë pasi kanë mbetur në qiell të hapur vetëm me rrobat e trupit.