Report Tv - Goditja me monitor, Paloka: S’e mbaj veten për të qetë

2018-05-14 0

Edi Paloka ka folur në ?5 pyetjet nga Babaramo? në Report Tv edhe për një episod të pakëndshëm gjatë seancës së kaluar të Kuvendit, ku protagonist kryesor ishte vetë ai.

Në kulmin e tensioneve në Kuvend, në drejtim të Ramës dhe ministrave u hodhën qese me miell si dhe vezë. Por ajo që tërhoqi vëmendje ishte monitori i Kuvendit i marrë në krah nga Paloka të cilin tentoi ta hedhë në drejtim të kryeministrit.

Nënkryetari i PD e komenton këtë si humbje të kontrollit i ardhur si rrjedhojë i një provokimi nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në drejtim të deputetëve të opozitës.

?Nuk e mbaj veten për njeri të qetë dhe sigurisht që ajo nuk ishte gjë normale. S?ishte pamje e bukur. Por ishte një moment. Ministri i Jashtëm i fshehur pas Gardës që qëllon, nuk ka rëndësi se me çfarë me miell, vezë, apo ujë, por në cilin vend të botës ndodh që ministri qëllon deputetët e opozitës. Në atë moment mu errësua shikimi dhe gjëja e parë që kapa ishte ajo. Por u kthjellova shpejt...

Edi Paloka, nënkryetar i PD

Free Traffic Exchange