Agron LLakaj ka qenë i ftuar sonte "Në kurthin e Piter Pan" në televizionin Klan, duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve. Aktori i njohur i humorit ka folur për jetën e tij, duke treguar çaste nga fëmijëria, për familjen dhe fëmijët e tij dhe tani që është gjysh, duket shumë i apasionuar pas mbesës së tij.
Aktori ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë fëmijët.
"E di shumë mirë që morali sot nuk pëlqehet. Unë i shikoj këta fëmijë kaq të çiltër, kaq të dashur, të prodhojnë një magji dhe prandaj them se është dashuria më e madhe. Megjithatë jam shumë koshient për të qenë fobik, për të patur frikë për të ardhmen, sepse pa dashur në duart e fëmijëve ne kemi lënë "bombë". Ne i shikojmë fëmijët me iPad, iPhone apo çfarë aparati. Me të vërtetë interneti të ofron mundësi, zhvillim, por pa dashur në duart e fëmijëve kemi dhënë amazonën, një amazon që ka brenda një mister. Prandaj ky është mesazhi më i mirë, prindër ruajini fëmijët për t'i patur sa më larg kësaj amazone. Ka gjëra të bukura, ka përralla me të cilat ne jemi rritur, por jam shumë i sigurt që do mësojnë dhë gjëja më e rëndësishme është të dashurojnë.