Report TV - Shkodër, vijojnë problemet e përmbytjeve, banorët skeptik për dëmshpërblime

2018-05-14 2

Ndonëse një pjesë e madhe e ujit është tërhequr nga fshati Trush në Shkodër, banorët vuajnë ende mungesën e bazës ushqimore për bagëtinë e tyre. Zona e nënshkodrës, fshati Trush që deri pak ditësh ishte nën pushtetin e ujit, tani po vuan mungesën e ushqimit për bagëtinë.

Banorët e kësaj zone thonë se toka vijon të mbetet me ujë, ndërsa më problematikë janë qytetarët të cilët kanë ferma, ata thonë se askush nuk ka shkuar për ti parë se në çfarë situate ndodhen. Nga ana tjetër verifikimet në terren për zonat e përmbytura po kryhen vetëm nga ana e bashkisë Shkodër, por banorët janë skeptik sa i përket dëmshpërblimeve.

Qindra dynym tokë janë akoma nën ujë, shkoj blej ushqimet për bagëtinë me lekë borxh, ose marr kredi në bankë.

Fermeri i fshatit Trushë
Ndërkohë, fermeri bën apel shtetit për ndihmë, pasi po i ngordhin bagëtitë nga mungesa e ushqimit bazë.

Ta ketë për turp ky shtet se ca po bëjnë me zonën tonë, nuk është përmend akoma Trushi për përmbytje, që Trushi është zona më e përmend për përmbytjen. Nuk ka ardhur askush për të na pyetur për problemet tona, apo për të parë nga afër gjendjen.

Fermeri i fshatit Trushë